Zbulohet “plani B” për Brexit

Hënë, 21 Janar 2019 19:22

Duke shpalosur planin e rishikuar për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, gjatë fjalimit të saj në Parlament, kryeministrja Theresa May theksoi se e vetmja mënyrë për t’u garantuar që Britania do të mund të shmangë katastrofën e daljes nga BE-ja pa marrëveshje është, ose miratimi i marrëveshjes së saj të negociuar me BE-në, ose revokimi i “Nenit 50” të Traktatit të Lisbonës.

Ajo këmbënguli se ishte më e fokusuar në gjetjen e lëshimeve nga BE-ja, të cilat do të mund të gjenin mbështetje nga deputetët britanikë, ndërkohë që hodhi poshtë thirrjet për shtyrjen në kohë të “Brexit”-it.

Shefja e ekzekutivit britanik u shpreh se nuk kishte shumicë parlamentare për një referendum të dytë. May tha se do të vazhdojë konsultimet e mëtejshme me Partinë Demokratike Unioniste të Irlandës së Veriut, për çëeshtjen e mekanizmit që shmang një kufi klasik mes Republikës së Irlandës – shtet i Bashkimit Europian, – dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe.

Më pas, këto konsultime ajo do t’i paraqesë pranë Bashkimit Europian, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do ta vizitojë Brukselin përpara të martës së ardhshme, kur do të bëhet votimi i dytë i planit të saj B, pas refuzimit të planit të saj fillestar ditë më parë, me shumicën më të madhe në historinë parlamentare në Britani.

Ndërkohë, kryeministrja njoftoi anulimin e pagesës prej 65 stërlina për shtetasit e Bashkimit Europian që ndodhen në Britani, të cilët do të duhet të regjistrohen për marrjen e statusit të përhershëm të qëndrimit në Britani, pas “Brexit”-it. Ata që e kanë paguar, ndërkohë, këtë shumë për këtë skemë që filloi të aplikohet sot “do të rimbursohen”, tha kryeministrja.

Theresa May ka një javë afat deri ditën e votimit të planit të saj të rishikuar për të bindur të vetët, më shumë sesa opozitën, për miratimin e Marrëveshjes së Tërheqjes nga BE-ja, ndërkohë që çdo ide e saj që të mos ngecë sërish në rërë do të duhet të kalojë edhe në filtrat e Brukselit, nga koncesionet e të cilit do të varet shumë suksesi ose jo i Theresa Mayt në votimin e pas një jave, për procesin e gjatë dhe të pasigurtë të “Brexit”-it.

Aksioma “një javë është kohë e gjatë në politikë” vlen më shumë sesa kurrë për labirinthin e politikës aktuale britanike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...