Vriten 16 anëtarë të së njëjtës familje nga sulmet ajrore në Afganistan

Premte, 25 Janar 2019 13:14

Një zyrtar afgan ka njoftuar se gjashtëmbëdhjetë civilë nga e njëjta familje janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në pjesën jugore të Afganistanit. Këto sulme u kryen në rajonin e Sanginit gjatë luftimeve të ashpra mes forcave afgane dhe talibanëve.

Kryetari i Këshillit Rajonal, Attaullah Afgan, tha se të gjitha viktimat janë të së njëjtës familje. Në mesin e të vrarëve janë tetë fëmijë dhe tri gra. Në anën tjetër, një zyrtar i guvernatorit krahinor ka thënë se autoritetet e kanë nisur një hetim për këtë tragjedi.

Ende nuk është e qartë nëse ky sulm vdekjeprurës është realizuar nga forcat afgane apo nga forcat e NATO-s për shkak se aleanca ushtarake shpesh i ofron ndihmë ajrore trupave tokësore të ushtrisë afgane.

 

Në një deklaratë të NATO-s thuhet se forcat e tyre kanë ofruar mbështetje për një operacion të gjerë të forcave afgane, i cili ka zgjatur disa ditë. Në të ceket se pasojat e shkaktuara nga sulmet janë duke u hetuar, shkruan “Free Europe”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...