Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi i Greqisë, i menjëhershme ishte reagimi i kryeministri Zoran Zaev.
Në një postim në Facebbok, Zaev uron homologun e tij grek Aleksis Cipras, duke thënë se kjo marrëveshje të jetë e perjetme.
“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me kombet tona shënuam fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë të përjetshme paqja dhe procesi i Ballkanit në Evropë”- shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.