Të paktën 300 njerëz rezultojnë të zhdukur pasi një digë shpërtheu në një minierë hekuri në juglindje të Brazilit
Shpërthimi bëri që një ‘det’ me llum balte të mbulonte një lokal afër digës ku qindra punëtorë po hanin drekë.
Ekipet e shpëtimit përdorën makineri për heqjen e baltës afër qytetit të Brumadinho, në shtetin e Minas Gerais.
Por guvernatori Romeu Zema tha se kishte pak shanse për gjetjen e njerëzve të gjallë.
Deri tani 9 vetë janë konfirmuar të vdekur.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi hapjen e digës, në pronësi të kompanisë më të madhe minerare të Brazilit, Vale.
Kolapsi vjen rreth 3 vite pasi një digë shpërtheu në Mariana, duke vrarë 19 persona që u konsiderua katastrofa më e keqe mjedisore e Brazilit.
Shpërthimi i digës
Diga në afërsi të minierës së hekurit Feijao shpërtheu barrierën e saj rreth orës lokale 13:00 të premten (25 janar), duke përmbytur një digë tjetër më poshtë.
Kjo shkaktoi që një llum i madh balte të fundoste kompleksin e digës dhe lagjen pranë ku jetojnë shumë punonjës, duke shkatërruar shtëpi dhe automjete.
Dhjetëra njerëz të bllokuar, shumë prej tyre të mbuluar me baltë, u evakuan me helikopter pasi rrugët ishin shkatërruar. Shumë banorë të tjerë janë evakuuar si masë sigurie.
“Jam i shqetësuar, dua lajme,”-tha 28-vjeçari Helton Pereira për BBC News Brasil ndërsa priste jashtë një spitali në Belo Horizonte. Gruaja e tij 28 vjeçare dhe e motra 35-vjeçare punonin në lokalin e digës dhe të dyja rezultojnë të zhdukura.
Kërkimet po zhvillohet nga 100 zjarrfikës ndërsa pritet ti bashkohen edhe 100 të tjerë sot (26 janar).
“Shanset për ti gjetur gjallë janë minimale dhe mendojmë se do i gjejmë trupat,”-tha Zema.
E ndërtuar në vitin 1976, diga përdoret për të depozituar mbetjet nga minierat.
Ajo kishte kapacitet prej 12 metra kub dhe ka qenë një vend joaktiv për tre vjet, tha Vale.
Presidenti Jair Bolsonaro e konsideroi ngjarjen si një "tragjedi serioze" dhe tha se do fluturonte drejt zonës së prekur të shtunën.
Rreth 150 prej të zhdukurve ishin në kompeksin e digës, raportuan zjarrfikësit.