Një javë pas shembjes vdekjeprurëse të një dige në Brazil, e cila ka lënë të paktën 115 të vdekur dhe mbi 250 të humbur, mediet lokale publikuan të premten pamjet dramatike të momentit kur dallga e lartë me mbetje toksike goditi qytetin jugor të Brumadinjos.
Imazhet e publikura nga kanali televiziv Bandeirantes, tregojnë momentin kur një llum me baltë zë poshtë restorantin e kompanisë dhe ndërtesat fqinje në Brumadinho, në shtetin e Minas Gerais.
Disa prej punonjësve që gjendeshin në godinat administrative ose në mencat e minierës nuk arritën t'i shpëtojnë goditjes, ndërsa qindra të tjerë u nxorën nga balta me ndihmën e helikopterëve.
Rreth 12 milionë metër kub mbetje toksike që gjendeshin në rezervuarin e digës ishin akumuluar nga aktivitetet e minierës dhe mendohet se u shtrinë në një hapësirë tokësore dhe lumore prej 250 hektarësh.
Hetimi- Një hetim është në proces. Autoritetet thonë se shkak i shembjes së digës mund të ketë qenë një proces i rrallë lëngëzimi ku materialet si rëra humbin ngurtësinë e tyre dhe kthehen në lëng.
Kompania që administronte digën e shembur dhe minierën e hekurit pretendon se masa nuk përbën rrezik për mjedisin apo për cilësinë e ujit të pijshëm për banorët. Kompania që administronte digën e shembur dhe minierën e hekurit pretendon se masa nuk përbën rrezik për mjedisin apo për cilësinë e ujit të pijshëm për banorët.
Ndërkohë vala e baltës vazhdon ende të lëvizë ngadalë dhe pritet që t'i afrohet pengesës më të afërt mes datës 5 dhe 10 shkurt.
Autoritetet kanë arrestuar pesë persona për pakujdesi dhe po hetojnë arsyen përse nuk u aktivizua sistemi i sinjalizimit i instaluar për njoftimin e incidenteve të tilla.
Incidenti i dyte- Miniera është në pronësi të Vale SA. Ky është incidenti i dytë i regjistruar në një nga minierat e kësaj kompanie në tre vitet e fundit.
Në vitin 2015, një digë tjetër e minierave shpërtheu në të njëjtin shtet të Minas Gerais, duke vrarë 19 vetë. Rënia e digës në vitin 2015 lëshoi miliona tonë mbetje hekuri toksike përgjatë qindra kilometrave, duke shkaktuar atë që konsiderohet fatkeqësia mjedisore më e keqe ndonjëherë në Brazil.
Për rastin e fundit janë arrestuar pesë persona. Prokurorët në Brazil thanë se tre ishin zyrtarë të kompanisë minerare të "Vale".
Ministria e Mjedisit e Brazilit gjithashtu e ka gjobitur kompaninë minerare “Vales” me 66 milionë dollarë.