Dyqind ushtarë amerikanë mbeten në Siri

Premte, 22 February 2019 09:42

Shtetet e Bashkuara thanë se do t'i lënë, së paku përkohësisht, 200 trupa paqeruajtëse në Siri, pas tërheqjes së planifikuar të shumicës së ushtarëve amerikanë nga vendi i shkatërruar nga lufta.

"Një grup i vogël prej rreth 200 paqeruajtësish do të mbetet në Siri për një periudhë kohore", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka befasuar ligjvënësit amerikanë dhe aleatët ndërkombëtarë në dhjetor, kur ka njoftuar se planifikon tërheqjen e të 2,000 ushtarëve amerikanë nga Siria.

 

Trump ka thënë se ata nuk janë më të nevojshëm, duke vlerësuar se grupi militant Shteti Islamik është mundur.

Njoftimi i ri i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi Trump bisedoi në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

U raportua se dy presidentët ranë dakord "për të vazhduar koordinimin për krijimin e një zone potenciale të sigurt" në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë aleatë në NATO, por tensionet midis tyre janë rritur viteve të fundit rreth disa çështjeve, përfshirë mbështetjen që u ka dhënë Uashingtoni forcave kurde në Siri.

Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe thotë se ata kanë lidhje me separatistët kurdë që operojnë në Turqi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...