Brukseli dëshiron që Brexit të zgjidhet para zgjedhjeve në BE

Premte, 01 Mars 2019 11:13

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të shtyhet por për këtë duhet pasur një arsye të fuqishme, ka thënë negociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnie.

“Nëse kërkohet, udhëheqësit evropianë do të pyesin pse duhet të ndodhë kjo”, ka thënë Barnie pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Teknikisht zgjerimi i negociatave mund të zgjasë deri në prag të zgjedhjeve për parlamentin evropian që mbahen në muajin maj, ka thënë ai, pasi nëse zgjasin më shumë atëherë vihet në pikëpyetje pjesëmarrja e Britanisë në këto zgjedhje.

Në anën tjetër kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se Vjena do të mbështesë kërkesat e mundshme të Britanisë për shtyrje të Brexitnë mënyrë që të shmanget një dalje e çrregullt e këtij vendi nga BE-ja.

Mënyra e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ende mbetet çështje e pazgjidhur pasi parlamenti britanik në janar hodhi poshtë marrëveshjen e Britanisë me Bashkimin Evropian.

May iu ka thënë ligjvënësve britanikë se mund të dërgojë një propozim për shtyrje të Brexit, mirëpo paraprakisht ata duhet të votojnë marrëveshjen e darkorduar me Bashkimin Evropian.

Kryeministrja Theresa May po insiston te vendet e BE-së për rishikim të marrëveshjes në mënyrë që të marrë mbështetjen e parlamentit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...