Një tjetër viktimë e 11 Shtatorit, e 1643-ta, u identifikua sot gati 18 vite pas sulmit ndaj Kullave Binjake, në Nju-Jork.
Zyra e mjekëve ligjorë njoftoi se konfirmimi erdhi pas testeve të ADN-së mbi pjesët e gjetura në vitin 2013.
Emri i viktimës nuk është publikuar. Identifikimi i fundit u bë në qershor 2018.
Deri tani ende nuk janë identifikuar 40% të asaj që ka mbetur nga 2753 personat e zhdukur në këtë atentat.