Dy anije cisterne kanë shpërthyer në gjirin e Omanit, fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka viktima. Ndërkohë në lidhje me këtë shpërthim sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Iranin për sulmin në dy cisterna të naftës në Gjirin e Omanit.
Ky është një vlerësim që sipas sekretarit Pompeo ka theksuar se vlerësimi është bërë në bazë të informacioneve për llojin e armëve të përdorura.
Pak orë pas deklaratës së Pompeos, ushtria amerikane ka lëshuar një video, në të cilën ajo tregon Gardën Revolucionare të Iranit, duke hequr një minë të pashpërthyer nga një cisternë të dëmtuar nga sulmet.
Ndërkohë Irani ka reaguar përmes një zyrtari të lartë duke mohuar akuzat në lidhje me këtë ngjarje. Shpërthimet në një nga rrugët ujore më të ngarkuara të naftës në botë, vijnë një muaj pasi katër depozita nafte u sulmuan në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjiri i Omanit është një ngushticë strategjike, përmes së cilës kalojnë qindra milionë dollarë naftë.