Fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Greqi, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis është tashmë në Presidencë për t'u betuar si kryeministri i ri i Greqisë.
Ndërkohë në prën 18:00 të ditës së sotme do të shpallet publikisht kabineti i tij qeverisës, i cili sipas mediave greke përbehet nga mjaft emra surprizë, përcjell Albeu.com.
Adonis Georgiades do të drejtojë ministrinë e Industrisë dhe Zhvillimit, ndërsa Kostis Hatzidakis do të drejtojë ministrinë e Energjisë.
Vasilis Kikilias drejton ministrinë e Shëndetësisë, kurse Mbrojtja do të jetë nën dretimin e Kostas Tsiaras.
Ministria e Financave do të drejtohet nga Christos Staikouras, kurse ministria e Jashtme do të ketë në krye Nikos Dendias.
Michalis Chrysohoidis merr ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit, kurse ministër i Brendshëm do të jetë Takis Theodorakos.
Kabineti do të ketë disa ministra që vijnë jashtë Parlamentit bëjnë me dije mediat greke.