Gjermani, Franca, Greqia dhe Spanja strehojnë 68% të emigrantëve të paligjshëm në BE

Premte, 12 July 2019 22:03

Raporti i Eurostat zbulon se 68% e emigrantëve të paligjshëm të pranishëm në BE jetojnë në katër vende të BE-së si: Gjermania, Franca, Greqia dhe Spanja.

Në 2018, BE refuzoi që të hyjnë më shumë shtetas jashtë vendeve të BE-së sesa në vitin 2017, por më pak emigrantë u gjetën të qëndrojnë në mënyrë të paligjshme brenda kufijve të BE dhe atyre u kërkohet të largohen nga territori, zbulon raporti i Eurostat.

Sipas Eurostat në vitin 2018, janë refuzuar të futen në BE rreth 471,000 qytetarë. Kjo shifër është 7% më shumë në krahasim me vitin 2017 kur ka qenë 440,000 qytetarë.

Por nga ana tjetër mësohet që në vitin 2018 të jetë lëshuar një urdhër që 478,000 njerëz të largohen nga BE-ja duke pësuar një rënie prej 7% me një vit më parë kur ishin 516,000.

Gjithashtu në rënie me 3% në 2018 është dhe numri i qytetarëve të paligjshëm jo të BE-së që jetojnë aty. Numri i tyre ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015 kur ishin të pranishëm rreth 2,155,000 qytetarë të paligjshëm. Eurostat njoftoi se ky ishte numri më i madh i regjistruar.

Gjermania pretendon numrin më të madh të emigrantëve të paligjshëm jo-BE në 2018, me rreth 134,000. Franca është e dyta me 106,000 dhe rreth 93,400 në Spanjë.

Franca dëboi më shumë se dyfishin e emigrantëve se sa tre vendet e tjera.

Tre vendet e tjera kryesore të BE raportojnë pothuajse gjysmën e shumës franceze, me rreth 59,000 për Spanjën, 58,000 për Greqinë dhe 53,000 për Gjermaninë.

Por, si në aspektin absolut ashtu edhe në atë relativ, Spanja shënoi rritjen më të madhe në numrin e qytetarëve jo të BE të urdhëruar të largohen nga viti 2017 deri në vitin 2018, theksoi Eurostat në raportin e tij./SCAN Burimi/Euronews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...