Qipro/Kërcënim me bombë në aeroplanin e një kompanie zvicerane

Diel, 14 July 2019 08:56

Një aeroplan i kompanisë zvicerane të fluturimeve Edelweis që duhej të ngrihej në mesditën e të shtunës nga një aeroport i Qipros, nuk u ngrit pasi u bë e ditur se kishte një kërcënim me bombë.

130 udhëtarë tashmë kishin zënë vendet e tyre në avion, kur u informuan për kërcënimin me bombë.

Ata u desh të dalin sërish nga aeroplani dhe t`i nënshtroheshin edhe njëherë kontrollit  të sigurisë.

Zëdhënësi i Edelweis, Andreas Meier ka thënë se  është informuar për kërcënimin me bombë nga Autoriteti për Aviacion Civil i Qipros. Por nuk dihet asgjë për kërcënuesin dhe as për motivin e tij.

Aeroplani Airbus 320 me numër fluturimi WK0371 ishte dashur që të ngrihej nga aeroporti i Larnaca-s në orën 12.15. Por nisja u shty për rreth katër orë, pasi u desh të nxirrej i gjithë bagazhi që të rikontrollohej nga detektorë për materiale  shpërthyese dhe nga qentë gjurmues. Po ashtu u desh t`i nënshtrohej këtij kontrolli edhe vetë aeroplani.

Vetëm rreth orës 16 avioni  arriti të nisej më në fund për në destinacionin  e tij  në Zyrih, Zvicër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...