Evropianët bëjnë thirrje për dialog mes Iranit dhe SHBA

Hënë, 15 July 2019 11:13

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se vendi i tij është gati të negociojë me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni i jep fund sanksioneve ekonomike.

Ndërkohë, krerët evropianë bën thirrje për bisedime, për t’i dhënë fund përshkallëzimit në rritje midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe vendosën sanksione pasi administrata Trump tha se marrëveshja do t’i mundësojë Teheranit që të prodhojë një armë bërthamore për disa vjet.

Sanksionet kanë shkatërruar ekonominë iraniane. Në përgjigje, Teherani ka ndërmarrë hapa, për të pasuruar uraniumin përtej kufijve të imponuar nga kjo marrëveshje, duke shkaktuar më shumë kërcënime ndaj sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Britania, Franca dhe Gjermania kanë mbetur pjesë e marrëveshjes bërthamore, ashtu si Rusia dhe Kina, transmeton REL.

Britania, Franca dhe Gjermania, më 14 korrik, u bënë thirrje “të gjitha palëve të përfshira, të ndalojnë përshkallëzimin dhe të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të veprimeve të tyre”.

“Ne besojmë se ka ardhur koha për të vepruar me përgjegjësi dhe për të kërkuar një rrugë për të ndaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe për të rifilluar dialogun”, tha deklarata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...