Ofendoi Erdogan, dënohet këngëtarja turke

Saturday, 20 July 2019 21:11

Gjykata e Apelit në Turqi dënoi me 11 muaj dhe 20 ditë burg për aktoren dhe këngëtaren Zuhal Olcay për fyerje të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Autoritetet filluan një hetim në Olcay në vitin 2016, pasi morën një ankesë se këngëtarja ndryshoi tekstet e këngëve dhe se përdori gjeste për të fyer Erdogan në një koncert në Stamboll.

Në tekstet e ndryshuara të këngëve ajo shprehej: “Rexhep Taip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash ‘Unë kisha një ëndërr’.”

Në dëshminë e saj, Olcay u shpreh se ajo ndryshoi tekstin sepse emri i presidentit përshtatej me rimën.

Prokurorët kërkuan dënim 4-vjeçar për Olcay. Por një gjykatë në Stamboll e dënoi vitin e kaluar për 11 muaj dhe 20 ditë burg, por e pezulloi atë.

Avokatët e Erdoganit e apeluan vendimin, duke kërkuar që të vihej në fuqi vendimi për dënimin e aktores.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...