Me duartrokitje kanë pritur deputetët konservatorë përfundimin e votëbesimit të qeverisë së re të kryeministrit Mitsotakis, që ajo ka marrë nga Parlamenti grek.
Pas deklaratave programatike të qeverise 158 ligjvënësit e partie qeveritare Demokracia e Re nga 300 të pranishëm në sallë , i kanë dhënë votën pozitive programit të Kryeministrit të ri grek, ndërsa kundër kanë votuar 142 deputetët e pesë partive të tjera opozitare. Përveç debateve politike të deputetëve të kampeve kundërshtare me interes ishte edhe debati politik mes kryeministrit Mitsotakis dhe kreut të opozitës Aleksis Tsipras.
Zgjedhjet u mbajtën më 7 korrik dhe i humbët ato. Dhe për shkak se përmendët shumë nga deklaratat e mia publike që kam përmendur, për fundin e populizmit, dua t’ju them se populistët dhe gënjeshtarë ju thotë shumica e popullit grek e tregoi këtë në zgjedhje”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Ndërsa opozita ka kritikuar ashpër programin ekonomik të qeverisë dhe dygjuhësinë e konservatorëve sidomos në Marrëveshjen e Prespës, të cilën tashmë qeveria e konsideron si të mirëqenë, kryeministri Mitsotakis ka theksuar se qeveria e tij do ta bëjë Greqinë të qëndrojë vetë në këmbët e saj, duke e kthyer atë në një vend të shpresës dhe të progresit.