Tragjedi në det, mbytet anija në Libi, dyshohet për 150 të vdekur

E Enjte, 25 July 2019 20:20

Deri në 150 persona që synonin të kalonin ne Europë me barkë mund të jenë mbytur në në brigjet e Libisë, bëri sot të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët. 150 persona të tjerë u shpëtuan nga peshkatarët dhe u kthyen në Libi nga rojet bregdetare, tha UNHCR. Nuk është e qartë nëse emigrantët ishin në një ose dy anije që lanë qytetin libian të al Khoms, rreth 120 km në lindje të Tripolit.

Nëse konfirmohet, do të ishte numri më i lartë i personave të mbytur në Mesdhe këtë vit. Të paktën 65 emigrantë vdiqën në maj pasi barka e tyre u mbyt në brigjet e Tunizisë. Gjashtëmbëdhjetë vetë mbijetuan. Rreth 164 vetë vdiqën në rrugën midis Libisë dhe Evropës në katër muajt e parë të vitit 2019, tregojnë shifrat e UNHCR-së.

Mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë në Mesdhe për në Evropë çdo vit, dhe Libia është një pikë kyçe e nisjes. Ata që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm shpesh udhëtojnë në anijet e mbipopulluara, dhe shumë prej tyre humbin jetën pa mbërritur në destinacion.

 

Që nga mesi i vitit 2017, numri i udhëtimeve të emigrantëve ka rënë ndjeshëm.

Rënia është kryesisht për shkak se Italia ka angazhuar forcat libiane për të ndaluar emigrantët të ndërmarrin këtë udhëtim. OKB ka thënë në mënyrë të përsëritur se njerëzit e shpëtuar në Mesdhe nuk duhet të kthehen në Libi për shkak të konfliktit dhe kushteve çnjerëzore në të cilat mbahen emigrantët, raporton BBC.

Në tre muajt e parë të 2019, rreth 15.900 refugjatë dhe emigrantë arritën në Evropë nëpërmjet rrugëve mesdhetare – një rënie prej 17% me të njëjtën periudhë në vitin 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...