Ç’montohet pas 11 vitesh banda e kokainës

Premte, 26 July 2019 13:32

Mbi njё ton kokainё ёshtё konfiskuar, vuri nё dukje Europoli tё enjten (25.07) nё Hagё. 16 persona janё arrestuar, njёmbёdhjetё nё Europё dhe pesё nё Azi. Dy milionё euro si para nё dorё janё sekuestruar. Europoli nuk dha tё dhёna lidhur me vlerёn e tregut pёr drogёn e konfiskuar .

Banda e shpartalluar ka kontrabanduar kokainё nё sasi tё mёdha nga Amerika e Jugut nё Europё duke pёrdorur pёr kёtё avionё privatё, njoftoi Europoli. Drogat janë transportuar kryesisht nё Hong Kong dhe nё Macao.

Tё dyshuarit janё arrestuar nё Kroaci, Çeki, Serbi, Zvicёr dhe Hong Kong. Njёri ndёr drejtuesit e bandёs ra nё rrjetёn e hetuesisё, sipas tё dhёnave tё hetuesve, nё Zvicёr gjatё kohёs qё pёrgatiste njё transport me 600 kilogram kokainё.

Operacioni hetimor i emёrtuar “Operation Familia” ёshtё koordinuar si nga autoriteti anti-drogё nё SHBA ashtu edhe Europoli. Operacion qё ka zgjatur mbi njёmbёdhjetё vjet ёshtё drejtuar nga Kroacia. Hetues nga shumё kanё qenё tё involvuar nё kёtё operacion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...