Të shtëna me armë në New York, një i vdekur dhe 11 të plagosur

Diel, 28 July 2019 12:50

Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi dy persona armatosur hapën zjarr mbi një turmë njerëzish që ishin mbledhur në lagjen “Brownsville” të Brooklyn.

Të shtënat me armë janë dëgjuar rreth orës 23:00 para mesnatës sipas orës lokale në aktivitetin e organizuar për personat që pëlqejnë sendet antike.

Policia dyshon se i tërë sulmi është kryer nga dy persona të armatosur, të cilët hapën zjarr drejt turmës së njerëzve duke shkaktuar panik te qytetarët. Të dyshuarit janë ende në arrati. Ata mundën t’i shpëtonin rreth 100 policëve që ndodheshin në aktivitet.

Login to post comments