Nënë e bir hidhen në shinat e trenit, vdes 8-vjeçari

Hënë, 29 July 2019 18:30

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani. Nënë e bir janë shtyrë në shinat e trenit dhe për pasojë fëmija 8-vjeçar ka humbur jetën.

Dëshmitarët e tmerruar kanë thënë se një burrë ka shtyrë fëmijën dhe nënën e tij, 40 vjeç, përpara një InterCity Express në stacionin kryesor të Frankfurtit në orën 10:00.

Nëna e djalit arriti të shpëtojë veten duke hyrë në një hendek të ngushtë midis shinave, por djali ishte goditur për vdekje nga treni që po afrohej.

Mediat e etiketojnë vrasësin si një “i huaj i veshur me të zeza”. Madje ato shkruajnë më tej, se njeriu, i veshur me pantallona të zeza dhe një T-shirt ulliri, u përpoq, por nuk arriti të shtyjë një viktimë të tretë.

Motivi për sulmin ende nuk është i qartë, ndërsa autori është kapur nga policia.

Login to post comments