Sherr diplomatik mes Bullgarisë dhe Rumanisë për gripin afrikan të derrave. Kryeministri bullgar Boyko Borissov, akuzoi turistët rumunë se kanë sjellë sëmundjen dhe e kanë përhapur atë.
Ministria e Jashtme rumune tha se ishte “e zhgënjyer” me fjalët e Borissov dhe se turistët kanë ndihmuar në rritjen e ekonomisë bullgare. Afro 130 mijë derra kanë ngordhur në Bullgari në dy javët e fundit si rrjedhojë e përhapjes së sëmundjes. Kurse në Rumani janë konstatuar 300 raste të reja në korrik.
Virusi mbartet nga derrat e egër dhe mund të përzihet me derrat e butë, njofton Scan.tv. Kjo sjell potencialin që sëmundja të prekë industrinë e mishit të derrit. Ndërsa gripi i derrit është fatal për kafshët, për shëndetin e njerëzve nuk paraqet rrezikshmëri.
Kryeministri bullgar raportohet të ketë thënë se janë 57 mijë makina që kalojnë nga Rumania çdo ditë në bullgari. Jam i sigurtë se turistët rumunë kanë sjellë sëmundjen. Ata hanë në anë të rrugës dhe i hedhin mbetjet duke ndikuar në përhapjen e sëmundjes së derrave.