Policia greke bën publike emrin e shqiptarit të shumëkërkuar të kapur dje në pikën kufitare të Kapshticës nga pala greke.
Ai është Markelian D., 28 vjeç, ndaj të cili është lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor në tentativën e trafikimit nga Durrësi në Itali e më pas Holandë të 705 kg kanabis, kapur në 6 qershor 2017 në Portin e Durrësit në një kamion me kastravecë të ngarkuar në Lushnjë, ku u arrestua shoferi maqedonas Kiril Filev, 32 vjeç nga Maqedonia e Veriut dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas.
Prokuroria greke ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.