Mali Hymettus në Athinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas mediave greke vatra e zjarrit ka qenë shumë afër zonave të banuara, duke shkaktuar panik tek njerëzit.
Zjarrfikëset dhe forcat e policisë bënë të mundur evakuimin e disa prej banorëve të zonës. Mësohet se nuk ka persona të lënduar nga flakët.
Era e fortë gjithashtu ndikoi në përhapjen e flakëve, por ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë nga ajri me helikopter për të shuar flakët, duke i vënë kështu nën kontroll.
Mendohet se zjarri ka rënë për shkak të temperaturave të larta, megjithatë pritet të zbulohet shkaku i zjarrit.