Terroristi i xhamisë në Oslo del i nxirë para gjykatës, i buzëqesh gazetarëve

Hënë, 12 August 2019 17:32

I riu që akuzohet se kreu sulmin të shtunën (10 gusht 2019) në një xhami në Oslo, të Norvegjisë u shfaq ditën e sotme në Gjykatë me shenja në fytyrë dhe në qafë.

Policia po kërkon që autori Philip Manschau të mbetet në arrest për katër javë për vrasje të dyshuar dhe shkelje të ligjit antiterror.

Teksa hyri në sallën e gjyqit, Manschau, i cili u buzëqeshi fotografëve nuk pranon asnjë krim.

Si pasojë e sulmit një person 75-vjeçar është plagosur, ndërsa pak më vonë në një shtëpi pranë xhamisë u gjet e vdekur një grua që dyshohet se kishte lidhje me autorin e vrasjes.

Sipas dëshmitarëve okularë, Manchau hyri në Qendrën Islamike al-Nour me më shumë se një armë zjarri, por u ndalua nga një anëtar i xhamisë. Një burrë 65-vjeçar arriti ta kapte atë në përleshjen pasuese.

Manschau nuk foli për aq kohë sa gazetarët ishin të pranishëm, por ndonjëherë u buzëqeshi.

"Ai po ushtron të drejtën e tij për të mos u marrë në pyetje. Ai nuk pranon asnjë faj", tha avokatja e tij, Ony Fries, për Reuters.

Manschau, 21-vjeçar që jetonte pranë xhamisë në dalje të kryeqytetit norvegjez, kishte shprehur pikëpamje dhe pozicione të ekstremit të djathtë kundër emigrantëve para sulmit. Policia më herët kishte kërkuar në internet të dhënat e tij.

Një gjyqtar pritet të vendosë më vonë gjatë ditës me kërkesën e policisë që Manchau të arrestohet zyrtarisht.

"Zyra e prokurorit do t'i kërkojë të akuzuarve që të qëndrojnë në paraburgim për katër javë dhe të ndalohen nga vizitat dhe komunikimi, të mohohet hyrja në media dhe të mbahet në izolim," tha policia në një deklaratë. "Hetimi është ende në një fazë të hershme dhe i dyshuari nuk ka dhënë një deklaratë në polici."


Login to post comments