Pritet marrëveshje e re për Brexit, Johnson nis turin europian

Tuesday, 20 August 2019 08:30

Drejtimi që do të marrë Brexit mund të bëhet më i qartë gjatë kësaj jave, ndërkohë që kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, pritet të takohet me homologët e tij në Gjermani dhe Francë.

Udhëtimi i Johnson të mërkurën në Berlin dhe të enjten në Paris do të jetë vizita e parë jashtë vendit, që kur mori detyrën në 10 korrik. Johnson ka hedhur poshtë vazhdimisht marrëveshjen ekzistuese të Brexit dhe ka deklaruar se Britania do të largohet nga unioni më 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Por, ekziston një dëshirë e qeverisë britanike për të arritur një marrëveshje të re, duke i bërë takimet me kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron potencialisht kritike për rifillimin e bisedimeve, shkruan Scan.tv.

Qeveria britanike është përpjekur të mbrojë planet e saj të Brexit, gjatë 24 orëve të fundit, pas rrjedhjes së një raporti të brendshëm, i titulluar “Operacioni Çekiçi i Verdhë” (Operation Yellowhammer). Raporti paralajmëron për çrregullime të mëdha në porte, një kufi të vështirë me Irlandën e Veriut dhe mungesa të mundshme të ushqimeve, ilaçeve dhe karburanteve, në rastin e një Brexit pa marrëveshje.

Por, qeveria e hodhi poshtë raportin duke thënë se ishte hartuar nga qeveria e mëparshme. Ndërsa, Michael Gove, ministri i ngarkuar për planifikimin e një Brexit pa marrëveshje, tha se raporti merrte në konsideratë skenarin më të keq të mundshëm.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson gjatë takimeve me Merkel dhe Macron, pritet të kërkojë një marrëveshje të re të Brexit, por do të insistojë se Britania do të dalë nga unioni më 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Por, Bashkimi Europian ka deklaruar se nuk do të rinegociojë kushtet e arritura me ish-kryeministren Theresa May.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...