Dorëhiqet kryeministri italian Giuseppe Conte

Tuesday, 20 August 2019 16:29

Pasi sulmoi ashpër patnerin e tij të koalicionit Matteo Salvini, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se do japë dorëheqjen.

Conte tha se Salvini është treguar i "papërgjegjshëm" duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për "interesa personale dhe partiake".

Salvini, udhëheqësi i partisë nacionaliste të Lidhjes, kishte ngritur një mocion mosbesimi kundër Conte.

Ai tha se nuk mund të punonte më me partnerët e tij të koalicionit Pesë Yjet.

Duke iu drejtuar Senatit të martën, kryeministri Conte tha që udhëheqësi i Lidhjes kishte "kërkuar një pretekst për t'u rikthyer në votime" që nga suksesi i partisë së tij në zgjedhjet evropiane në maj.

Në ato zgjedhje, Lidhja mori 34% të votave në Itali, ndërsa Pesë Yjet morën rreth 17%.

Conte paralajmëroi gjithashtu se Salvini kishte minuar funksionin e qeverisë.

"Shfrytëzoj këtë mundësi për të njoftuar se do t'ia paraqes dorëheqjen time si kreu i qeverisë Presidentit të Republikës,"-tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...