Arabia Saudite miraton disa ndryshime të të drejtave të grave

Tuesday, 20 August 2019 19:25

Arabia Saudite ka filluar t’u lejojë grave të udhëtojnë pa leje dhe të ushtrojnë më shumë kontroll mbi çështjet familjare, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve SPA. Ndryshimet u bënë të mundura përmes disa dekreteve mbretërore.

Riadi ka kohë që është përballur me kritika ndërkombëtare për statusin e grave saudite. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se gratë shpesh trajtohen si qytetare të klasit të dytë, pasi rregullat u obligonin atyre që të marrin pëlqimin e një kujdestari mashkull, për vendime të rëndësishme gjatë gjithë jetës së tyre, pavarësisht nga mosha.

Autoritetet kanë hequr dorë vazhdimisht nga këto kufizime vitet e fundit, përfshirë vendimin e vitit të kaluar, që u lejonte grave të vozisin vetura. Sipas ndryshimeve të reja, një pasaportë saudite duhet të lëshohet për çdo qytetar që aplikon për të, dhe se çdo person mbi moshën 21 vjeç nuk ka nevojë të marrë leje për të udhëtuar.

Gjithashtu, grave u është dhënë për herë të parë e drejta për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin dhe të nxirren dokumente zyrtare të familjes. “Departamentet e gjendjes civile dhe degët e tyre në të gjitha rajonet e mbretërisë kanë filluar të zbatojnë ndryshimet e përcaktuara në dekretin mbretëror”, tha raporti, duke cituar një burim të ministrisë së brendshme.

Një gazetë saudite raportoi se më shumë se 1.000 gra në provincën Lindore të vendit ishin larguar nga Arabia Saudite të hënën, pa lejen e kujdestarit të tyre, në atë që duket se ishte një zbatim i hershëm i rregullave të reja, raporton Reuters.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...