Japoni, tajfuni Hagibis godet Tokio-n, 40 të vdekur, 20 të zhdukur, 170 të plagosur

Hënë, 14 October 2019 13:04

Në Tokio, me kalimin e orëve, po përkeqësohet numri i vdekjeve prej Hagibis, tajfuni më i fuqishëm i 60 viteve të fundit që ka goditur Japoninë, dhe si të mos mjaftonte ai, të shtunën vendi u godit edhe nga një tërmet 5.7 ballë.

40 njerëz të vdekur, 20  të humbur, 170 të plagosur, ky është bilanci i deri tanishëm.

Stuhia, e shoqëruar nga shira me intensitet “të pashembullt”, mbolli vdekje dhe shkretim në Japoninë qendrore dhe lindore, përmbyti mijëra shtëpi, tejmbushi lumnej dhe shkaktoi rrëshqitje dherash. Qeveria japoneze ka nxjerrë në tërren edhe 27 mijë ushtarë, në ndihmë të të dëmtuarve.

Më shumë se 2 milion banorë kanë marrë urdhër evakuimi të detyrueshëm kurse rreth 7.3 miliontë tjerë kanë marrë urdhrin e evakuimit jo të detyrueshëm.

Intensiteti “i paparë” i shirave ka bërë që Agjensia Meteorologjike Japoneze të lëshojë nivelin maksimal të alarmit, ai i rezervuar për situata të katastrofës së mundshme.

Hagibis zbarkoi në Japoni të shtunën pak para orës 7 pasdite dhe arriti në Tokio rreth orës 21 në mbrëmje, i shoqëruar me erë me shpejtësi deri në 200 km në orë.

Login to post comments