INTERPOL mbledh krerët e Policive nga 162 shtete, për kërcënimet që vijnë nga krimi

E mërkurë, 16 October 2019 08:32

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, hapi zyrtarisht Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it më 15 tetor 2019, e cila do të diskutojë kërcënimet aktuale dhe të pritshme nga nga terrorizmi dhe krimi i organizuar.

Kjo Asamble ka mbledhur 900 përfaqësues zyrtarë nga 162 shtete, ndër të cilët më shumë se 70 ministra dhe shefa policie për katër ditë, nga 15 – 18 tetor në një konferencë që do të diskutojë propozimet për të avancuar mbështetjen teknike dhe operacioneve të kësaj Organizatë për policitë në mbarë botën.

Duke iu drejtuar delegatëve, Presidenti Pinera tha: Krimi është duke ndryshuar dhe duke evoluar vazhdimisht. Ne duhet ta forcojmë luftën tonë kundër krimit, një luftë që nuk duhet të braktiset kurrë.

Ne jemi të gjithë krenarë që besojmë tek INTERPOL-i si një organizatë që bashkon të gjitha vendet pë luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar.”

auto_GA2019_Context_051571205923.jpg

Login to post comments