Arrihet marrëveshja e Brexit mes BE dhe Britanisë

E Enjte, 17 October 2019 11:50

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të të re për Brexit-in. Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.

Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.

Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në rrejtin social Twitter.

“Ne kemi marrë një marrëveshje të re”, shkroi Johnson.

Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

“Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Ashtë një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe” shkroi Juncker.

  • foto galeri
Modifikuar më E Enjte, 17 October 2019 12:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...