Kritika ndaj marrëveshjes për armëpushim me Turqinë

Premte, 18 October 2019 18:13

Nënpresidenti amerikan Mike Pence përshëndeti një marrëveshje që ai arriti me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara për një armëpushim të përkohshëm të sulmit ushtarak të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë. Por disa ish zyrtarë amerikanë të sigurimit kombëtar dhe ligjvënës po e hedhin poshtë marrëveshjen, duke kritikuar administratën Trump për braktisjen e aleatëve të vjetër kurdë që luftuan si pjesë kryesore e një koalicioni kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton nga Uashingtoni.

Sulmi ushtarak turk ndaj kurdëve në veri të Sirisë, i nisur pas një bisede mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, është dënuar gjerësisht nga anëtarët e Kongresit amerikanë dhe nga liderë të tjerë në të gjithë botën.

Nënpresidenti Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u nisën për në Turqi të enjten për të shtyrë Erdoganin të ndalonte sulmet. Pas disa orë bisedimesh, nënpresidenti Pence bëri këtë njoftim.

"Sot, jam krenar të njoftoj, falë udhëheqjes së fuqishme të Presidentit Donald Trump dhe marrëdhënies së ngushtë mes Presidentin turk Erdogan dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se kemi rënë dakord për armëpushim në Siri".

Nënpresidenti Pence tha se Turqia ka pranuar të ndalojë sulmin e saj për pesë ditë, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga një territor i madh që shtrihet nga kufiri i Turqisë gati 32 kilometra në Siri. Ai tha se marrëveshja do të shpëtonte jetë të panumërta.

Por senatori republikan, Mitt Romney e dënoi marrëveshjen në Senat, duke thënë se ajo zyrtarizon faktin se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur aleatët e tyre kurdë të cilët ndihmuan për të mposhtur terroristët e Shtetit Islamik.

"A nuk kishte shans për diplomaci? A jemi ne kaq të dobët dhe kaq të papërgatitur diplomatikisht saqë Turqia detyroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Turqia ??"

Ish i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për koalicionin për të mposhtur ISIS-in, Brett McGurk dha dorëheqjen në shenjë proteste dhjetorin e kaluar mbi vendimin e presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Përmes Twitterit ai e kritikoi marrëveshjen si tradhti ndaj kurdëve dhe si "jo të zbatueshme".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...