Rick Perry thotë se dorëheqja e tij nuk ka lidhje me Ukrainën

Premte, 18 October 2019 18:16

Sekretari për energjinë Rick Perry tha të premten se debatet lidhur me Ukraninën nuk kanë asnjë lidhje me dorëheqjen e tij. Ai shtoi gjithashtu se nuk e di ende nëse do të bashkëpunojë me Dhomën e përfaqësuesve në hetimet që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e presidentit.

Largimi i zotit Perry u njoftua nga Presidenti DonaldTrump të enjten. Ai e gjen veten të ngërthyer në hetimet që po zhvillon Kongresi nëse Presidenti Trumpngriu në mënyrë të pajustifikueshme rreth 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, si formë presioni ndaj Kievit që të niste hetimet ndaj kundërshtarit të tijpolitik.

"Nuk ka asnjë lidhje me Ukrainën" tha zoti Perry rreth largimit të tij të planifikuar gjatë një interviste në Fox News, duke shtuar se do të kthehej në Teksas për atë që e quajti "aventurën e radhës në jetën e tij".

Javën e kaluar tre komisione tëDhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, të cilët po udhëheqin hetimet i dërguan zotit Perry një kërkesë zyrtare që të dorëzojë brenda të premtes dokumente në lidhje me çdo rol që ai luajtur në përpjekjen e dyshuara të zotit Trump për t’i bërë presion Ukrainës. I pyetur nëse ai do t’i dorëzojë dokumentet brenda afat të caktuar, zoti Perry ia kaloi përgjëgjsinë ekipit të tij juridik. Ai tha se deri në fund të ditës pret të marrë përgjigje nga konsulenti ligjor duke shtuar “unë do të ndjek udhëzimet e konsulentit,"tha Perry.

Hetimet përqendrohen mbi dyshimet se zoti Trump i ka bërë

presion Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy në një telefonatë të 25 korrikut për të hetuar pretendimin e tij e ish zv/Presidenti Joe Biden, një pretendent kryesor democrat për zgjedhjet e vitit 2020, në mënyrë të papërshtatshme u përpot të ndihmonte interesat e biznesit të të birit në Ukrainë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...