Salvini krah Berlusconit: Qeveria e sotme italiane i ka duart e lara me gjak

Saturday, 19 October 2019 21:23

Dy muaj pas dorëheqjes nga qeveria Partia Lidhja e ka zhvilluar në Romë një mega manifestim ku sipas organizatorëve morën pjesë rreth 200 mijë persona.

Nën sloganin " Italianët të parët" u bashkuan në këtë tubim politik të gjitha forcat e së djathtës italiane.

Lideri i Partisë "Forza Italia", Silvio Berlusconi mbi podiumin e Lidhjes u shpreh se " e djathta italiane do të vijë së shpejti në qeverisje".

"Jemi në këtë shesh, -tha ish kryeministri Berlusconi- për t'i thënë jo qeverisë më të majtë në historinë italiane, qeverisë së taksave e të emigracionit."

"Ky është sheshi i flamujve 3 ngjyrësh e jo i flamujve të kuq" deklaroi para manifestuesve dhe kreu i "Fratelli d'Italia", Giorgia Meloni, e cila i bëri thirrje patriotizmit italian për të ndaluar emigracionin.

"E nëse duhen mure do t'i ngremë , tha ajo. Italisë i duhet një qeveri që nuk i lëpin këmbën francezëve e Evropës."

Para se të marr fjalën lideri i Lidhjes, në ekranin gjigant të sheshit 'San Giovanni' në Romë u shfaq një video me fjalët shkrimtares së njohur italiane Oriana Fallaci, e cila shkruante se "tek ne nuk ka vend për minaret e ndyra e abstenues të rremë. Do të ishte sikur t'i dhuronim atyre atdheun tonë. Më emocionon himni i Mamelit".

Për ish zëvendëskryeministrin e ish- ministrin e Brendshëm Matteo Salvini, "qeveria e sotme italiane i ka duart e lara me gjak". I" kanë dorëzuar emigrantët në duart e skafistëve", tha ai. Ndërsa për duke i evokuar sovranizmin italian ai tha se "Italia nuk duhet të pres telefonatën nga Macron për të vendosur mbi manovrën e saj ekonomike e as urdhra nga Berlini e Parisi për sistemin fiskal në vend."

Lideri i Lidhjes deklaroj se e djathta italiane do të vij së shpejti në qeverisje e se lideri i qeverisë e i shtetit duhet të zgjidhet me votën e lirë të italianëve."

"Nëse do duhet për atdheun tim jap dhe jetën ", përfundoj fjalimin e tij krye legisti Matteo Salvini.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...