Zvicra zgjedh sot Parlamentin e saj të ri, 4652 kandidatë për 246 poste

Diel, 20 October 2019 09:35

Sot Zvicra zgjedh parlamentin e saj për katër vitet e ardhshme. Për 200 vendet, sa i ka Dhoma Nacionale dhe 46 sa i ka ajo e kantoneve (Senati) kanë kandiduar 4652 veta që është numri më i madh i kandidatëve deri tani.

E veçantë për këto zgjedhje është se garën zgjedhore e ka karakterizuar debati për klimën. Sa kjo mund të ketë një ndikim në rezultate, tregon barometri i fundit i zgjedhjeve i bërë para rreth dhjetë ditësh. Ai tregonte se partitë ambientaliste (Partia e Gjelbër dhe ajo e gjelbër Liberale) po shkojnë drejt rritjes së tyre në parlament.

Është interesante se tre deputetë të senatit qysh tash e kanë të sigurt vendin në legjslaturën e ardhshme. Bëhet fjalë për: Hans Wicki (FDP/NW), Erich Ettlin (CVP/OW) pasi nuk kanë rivalë–ndërsa në këtë dhomë secili kanton ka numër të barabartë përfaqesuesish–dhe Daniel Fässler (CVP(AI) pasi është zgjedhur në prill nga asambleja rurale e kantonit të tij.

Çfarë duhet të dimë kur flitet për zgjedhjet Parlamentare 2019 në Zvicër

Dhoma Nacionale: Kjo dhomë e Parlamentit Zviceran pasqyron përbërjen e popullit të Zvicrës. 200 vendet e saj ndahen në 26 kantone, sipas numrit të banorëve të tyre të përhershëm. Kjo do të thotë se sa më shumë që të ketë banorë një kanton, aq më tepër ka edhe deputetë kantoni përkatës në këtë dhomë.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015, kantoni i Gjenevës dhe ai i Vaudit kanë të drejtë të kenë nga një deputet më shumë. Ndërkaq e kundërta do të ndodhë me kantonin e Bernës dhe atë të Lucernit, të cilët do të humbin nga një vend deputeti.

Dhoma e Kantoneve (Dhoma e Lartë ose Senati): Në këtë dhomë të gjitha kantonet janë të barabarta. Pavarësisht nga numri i banorëve, secilit kanton i takojnë nga dy ulëse në këtë dhomë parlamenti. Kjo nënkupton që, si Kantoni i Zyrihut që ka 1 milion e 400 mijë banorë ashtu dhe Kantoni Uri, me vetëm 35 mijë banorë, kanë nga dy deputetë në këtë dhomë.

Gjysmëkantonet, si: Appenzell Innerhoden, Appenzell Auserrhoden, Baselland, Baselstadt, Obwalden dhe Nidwalden, dërgojnë nga një deputet në Dhomën e Kantoneve. Kjo ndodh pasi ato janë pjesë të kantoneve më të mëdha, pastaj të ndara.

Mbyllja e qendave të votimit: Maksimumi në orën 12 të dielën në të gjitha kantonet mbyllen kutitë, respektivisht qendrat e votimit. Pas kësaj, fillon numërimi.

Rezultatet: Duke filluar nga ora 12.30 nisin të vijnë rezultatet nga kantonet. Por, derisa të numërohen edhe votat e fundit dhe sidomos deri sa të sqarohen shumicat në kantone, numërimi mund të zgjasë deri në orën 23.

Rezultatet e ndërmjetme: Vëzhguesit e zgjedhjeve nga instituti gfs.bern kanë paralajmëruar 3 njoftime të rezultateve paraprake: në orën 16, ne orën 18 dhe ne orën 20. Ndërkohë që orari i parë merret me përqindjet e partive, dy të tjerët tregojnë edhe ndarjen e ulëseve të parlamentit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...