Erdogan: Kuvendi ynë do t’i kundërpërgjigjet rezolutës amerikane për armenët

E mërkurë, 30 October 2019 17:08

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë të mërkurën se kuvendi i shtetit të tij do të kundërpërgjigjet ndaj rezolutës amerikane, me të cilën vrasja masive e armenëve nga Perandoria Osmane njihet si gjenocid.

Kongresi amerikan e ka miratuar edhe një rezolutë që e dënon ofensivën ushtarake turke në Siri dhe që bën thirrje për sanksione ndaj Turqisë për shkak të këtij veprimi.

Presidenti Erdogan tha se shteti i tij nuk i njeh këto rezoluta dhe për të ato nuk kanë vlerë.

 

Perandoria Osmane besohet se i ka vrarë rreth 1.5 milion armenë në periudhën mes viteve 1914 dhe 1923.

Shumë shtete perëndimore i cilësojnë këto vrasje si gjenocid, por Turqia nuk e pranon këtë term.

Vrasjet e armenëve kishin ndodhur gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Përpos vrasjeve, historianët thonë se Perandoria Osmane në atë kohë kishte kryer edhe dëbim të grave, fëmijëve dhe pleqve.

Qeveritë dhe kuvendet e 31 shteteve, përfshirë Brazilin, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Rusinë, i njohin këto vrasje si gjenocid, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...