Mblidhen 250 mijë firma, peticion kundër dëbimit të shqiptarit nga Anglia

Tuesday, 17 December 2019 18:50

Një i ri shqiptar, i cili u trafikua në Britani dhe tani përballet me rrezikun e dëbimit ka fituar mbështetjen e më shumë se 250 mijë personave.

Samet mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 15-vjeçare. Tani ai është 18 vjeç dhe autoritetet refuzuan të drejtën e tij për të qëndruar.

Kujdestari i tij John Stokes tani po lufton në një betejë ligjore për ta mbajtur atë në vend dhe ka ngritur një peticion për të marrë mbështetje nga të tjerët.

Peticioni i Change.org është pjesë e asaj që Z. Stokes e ka quajtur një “fushatë kombëtare” për të rinjtë që janë trafikuar. Brenda shtatë javëve peticionin e firmosën mbi një çerek milionë persona dhe kjo shifër është duke u rritur.

Stokes tha se ai e pa Samet si një anëtar të familjes i cili ishte admiruar nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tij në Kolegjin SGS në Filton.

Ai bëri apel kundër vendimit të Zyrës së Brendshme, e cila në një deklaratë tha: “Do të ishte e papërshtatshme të komentosh ndërsa procedurat ligjore po vazhdojnë”.

Një këngë e titulluar ‘unë jam një ushtar’, nga Stevie D Red, është regjistruar në mbështetje të Samet dhe të tjerëve si ai, dhe u rendit në numrin dy në grafikun e shitësve më të mirë në Amazon në 4 dhjetor./ ora

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...