Deputetët e opozitës në Venezuelë, të udhëhequr nga Juan Guaido, ia dolën me forcë që të futen brenda në parlament, dy ditë pasi lideri autoritarist, Nicolas Maduro, tentoi që të vendoste në krye të Kuvendit Kombëtar një njeri të kontrolluar nga ai.
Pamjet e përplasjes dramatike tregojnë momentin kur dhjetëra deputetë të opozitës thërrasin: 'Këtu vendos populli'.
Ata u përfshinë në përplasje me policinë, por ia dolën të hapin dyert e rënda për të hyrë brenda.
Disa e kanë krahasuar këtë video nga hapja e dyerve me skenat e serialit ‘Game of Thrones’.
SHBA vazhdon të njohë Guaido si presidentin e ligjshëm të Venezuelës.
© SYRI.net