“Për sa kohë do jem President i SHBA…”, Trump i përgjigjet Iranit pas sulmit ndaj bazave ushtarake: Jemi të përgatitur për gjithçka!

E mërkurë, 08 Janar 2020 18:18

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbajti një konferencë për shtyp para amerikanëve, pas sulmit me raketa të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Kreu i Shtetit të SHBA paralajmëroi Iranin se ushtria amerikane është e gatshme të përballojë gjithçka, ndërsa shtoi se sa të jetë President i SHBA, Irani nuk do të ketë fuqi bërthamore.

“Për sa kohë do jem President i SHBA, Irani nuk do të ketë fuqi bërthamore. Asnjë amerikan nuk u dëmtua nga sulmet e regjimit iranian, nuk patëm viktima, të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt. Dëme minimale u shkaktuan në bazat tona ushtarake. Forcat tona janë të përgatitura për gjithçka.

Një gjë e mirë për gjithë botën që asnjë amerikan nuk humbi, sepse u morën masat e duhura për të dërguar forca, pas paralajmërimeve. Kombet kanë toleruar sjelljen e Iranit, por ato ditë kanë përfunduar. Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit. Javën e kaluar morëm vendime decizive për të ndaluar një terrorist të pashpirt”, tha Trump.

Më tej, Trump foli për eliminimin e gjeneralit iranian, Qassem Soleiman, duke thënë se ai i kishte gjakosur duart me amerikanë dhe irakianë, dhe se duhej ekzekutuar shumë kohë më parë. Lidhur me këtë situatë, Donald Trump tha se SHBA ka vendosur sanksione të tjera ekonomike ndaj Iranit, derisa ky i fundit të tërhiqet nga sulmet terroriste.

“Suleimani drejtoi sulmet e fundit në Irak, duke plagosur amerikanë dhe irakianë, në ambasadën amerikane në Bagdat. Suleimani, duart e tij u gjakosën me amerikanë dhe irakianë, ai duhet të ishte eliminuar shumë kohë më parë. I dërgoi mesazh që ju nuk mund të na kërcënoni jetën. Do vazhdojmë t’i përgjigjemi kërcënimit iranian, do vendosim sanksione ekonomike, derisa Irani të ndryshojë sjelljen.

 

Muajt e fundit ka pasur edhe sulme në det, kundër Arabisë Saudite, por edhe kundër dronëve amerikane. Irani ka vazhduar të provojë që pas marrëveshjes bërthamore të 2015. I janë dhënë miliarda dollarë  në dorë këtij vendi. Në vend që të na thonin “faleminderit”, ata ulërisnin “Vdekje Amerikës”. Irani krijoi ferr në Jemen, Siri, Liban, Afganistan dhe Irak. Raketat e lëshuara mbrëmjen e kaluar kundër nesh, edhe së fundi ata kanë vrarë mijëra vetë në protesta.

Marrëveshja i hap rrugën Iranit për program bërthamor, por Irani duhet të heqë dorë nga ambiciet bërthamore. Koha ka ardhur për SHBA, Britaninë, Francën, Kinën, që ta njohin këtë realitet. Ata duhet të largohen nga marrëveshja nukleare me Iranin. Të gjithë duhet të punojmë me Iranin për një marrëveshje që e bën botën më të sigurt.

Paqja dhe stabiliteti nuk mund të krijohen, derisa Irani të mos heqë dorë nga dhuna e lufta. Bota e civilizuar do t’i dërgojë një mesazh të qartë Iranit, që fushata e terrorit nuk do të lejohet për të ecur përpara. Sot do t’i kërkoj NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme”, deklaroi Presidenti i SHBA.

Në fjalën e tij, Trump kujtoi se si forcat e ushtrisë së SHBA shkatërruan 100% ISIS dhe eliminuan kreun e organizatës terroriste, Al Bagdat.

“Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira kundër terrorist. Ne shkatërruam 100% të ISIS, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritet.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti i SHBA, Donald Turmp, i përcolli një mesazh popullit të Iranit, duke iu thënë “Ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe, që e meritoni. Me prosperitet, me harmoni, me vendet e botës. SHBA janë gati të punojnë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...