SHBA tha se është gati të angazhohet pa kushte në negociata serioze me Iranin, pas sulmeve të ndërsjella me raketa që nxorën në pah armiqësinë midis dy vendeve, njofton BBC.
Në një letër drejtuar OKB, SHBA e justifikoi vendimin për të varrë gjenralin më të fuqishëm të Iranit Qasem Soleimani si një akt vetëmbrojtje.
Irani u hakmorr duke hedhur raketa mbi bazat ajrore që strehojnë forcat amerikane në Irak, duke mos shkaktuar viktima. Edhe ai gjithashtu i tha OKB se veproi për vetëmbrojtje.
Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i konsideroi sulmet me raketa si një “shuplakë fytyrës” për amerikanët dhe dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund pranisë së Amerikës në Lindjen e Mesme.
Sulmi i SHBA mbi Soleimani gjithashtu vrau dhe anëtarë të milicisë irakene të mbështetur nga Irani, që po ashtu janë zotuar të hakmerren.
Megjithatë, Zv.Presidenti amerikan Mike Pence i tha CBS News se “shërbimet sekrete” treguan se Irani i kishte kërkuara militantëvë të tij aleatë, që të mos i sulmonin objektivat amerikane.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka caktuar një votim të enjten për të kufizuar mundësinë e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë kundër Iranit pa miratimin specifik nga Kongresi.