VIDEOLAJM/ Forcat pro-qeveritare hapin zjarr mbi protestuesit

Hënë, 13 Janar 2020 09:59

Forcat pro-qeveritare në Iran hapën zjarr mbi protestuesit në një shesh të Teheranit.

Sipas Daily Mail, ky zhvillim vjen pikërisht pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos vrasë protestuesit.

Pamjet e publikuara nga gazeta angleze tregojnë një grua të gjakosur nga një plagë me armë zjarri.

Të tjera imazhe tregojnë një person të armatosur duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Mendohet se gruaja mund të jetë vrarë jo shumë larg sheshit Azadi.

 

Tensionet në Iran u ndezën pasi regjimi pranoi se ka rrëzuar me raketë një avion pasagjerësh të Ukrainës.

Mijëra njerëz zbritën në shesh pasi 176 persona të pafajshëm humbën jetën nga rrëzimi i avionit.

Presidenti amerikan, Donald Trump postoi një mesazh solidariteti me protestuesit. “Bota po ju sheh, nuk mund të ketë një tjetër masakër mbi protestuesit paqësorë,” tha ai.

Login to post comments