Publikuar tek: bota, më 14:55 15-01-2020 Pas 8 vitesh në pushtet, dorëhiqet kryeministri i Rusisë Dimitry Medvedev
Kryeministri i Rusisë Dimitry Medvedev ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen e tij te Presidenti Vladimir Putin pas 8 vitesh në pushtet.
Sipas mediave ruse, mësohet se Putini e ka falenderoi Medvedev për punën e bërë gjatë këtyre viteve.
Ndërkohë po nga të njëjtat burime bëhet me dije se Putini do ta emërojë Medvedev si zëvendës të Këshillit Presidencial të Sigurisë.
Më tej Putin i ka kërkuar kabinetit të Medvedev që të vazhdojë të punojë deri sa të formohet Kabineti i ri.