Tërmeti godet vendin fqinj

Premte, 17 Janar 2020 10:38

Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka goditur Italinë në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km larg rajonit të Catanzaros, në një thellësi 2 km.

Deri tani nuk raportohen dëme nga lëkundjet sizmike, ndërkohë që autoritetet në Albi, Pentone, Magisano e Zagari kanë mbyllur shkollat.

Lëkundja e fortë e orëve të para të mëngjesit është pasuar nga disa tërmete të vegjël me magnitudë 2-3 Rihter.

 
Login to post comments