Libi, milicët e Haftarit sulmojnë rajonin Abu Qurain të Misrata-s

Hënë, 27 Janar 2020 09:25

Qeveria e Pajtimi Kombëtar (GNA) të Libisë njoftoi se milicët e liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit Khalifa Haftar kanë kryer sulme intensive në rajonin Abu Qurain të Misrata-s.

Zëdhënësi i operacionit “Burkan el-Gadab” i forcave të GNA-së me legjitimitet ndërkombëtar në Libi, Abdul Malik al-Medeni në një deklaratë me shkrim tha se milicët e Haftarit pavarësisht thirrjeve në Berlin për armëpushim, kanë kryer sulme intensive ndaj rajonit Abu Qurain i cili ndodhet rreth 140 kilometra nga Misrata.

Ai tha se në rajonin Abu Qurain po vazhdojnë konflikte të ashpra.

Në një deklaratë për AA, Al-Medeni tha se Abu Quarin ndodhet ende nën kontrollin e tyre por se në territoret e vedbanimeve civile po hidhen pa kriter predha të mortajave.

Kryeqyteti libian, Tripoli është bërë objektiv i sulmeve nga milicët e Haftarit që nga 4 prilli 2019 e deri më tani. Forcat e Haftarit gjatë javës vazhduan sulmet e tyre pavarësisht thirrjeve për armëpushim më 19 janar në Konferencën e Berlinit në Gjermani.

Gjithashtu milicët e Haftarit goditën me raketa “Grad” edhe aeroportin “Mitiga” i cili është dera e vetme e kryeqytetit që hapet për botën. Në sulme janë goditur vendbanimet civile dhe një spital, ku si pasojë humbën jetën 1 civil ndërsa 5 të tjerë u plagosën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...