Kushner: Nuk mbështes aneksimin e vendbanimeve hebreje para zgjedhjeve

Premte, 31 Janar 2020 10:12

Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, tha se nuk do të mbështesë aneksimin izraelit të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor para zgjedhjeve të cilat në Izrael do të mbahen në mars.

Kushner në një deklaratë për portalin “Gzero Media” tha se SHBA-ja po përgatitet të diskutojë detajet teknike të aneksimit me Izraelin, por procesi do të marrë kohë.

I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se do të paraqesë në votim aneksimin e vendbanimeve hebreje dhe Luginën e Jordanit, Kushner tha se “do të shohë se çfarë do të ndodh”.

Ai shpreson se administrata izraelite do të presë deri në zgjedhjet e 2 marsit.

Në pyetjen nëse administrata amerikane do të mbështesë Izraelin lidhur me çështjen e aneksimit të vendbanimeve para zgjedhjeve, Kushner tha jo.

“Jo, ne u pajtuam me ta për formimin e një ekipi teknik që do të punonte në hartat”, tha Kushner.

Në të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të cilin Trump e shpalosi më 28 janar, thuhet se vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor do të njihen si “territor izraelit” dhe se Tel Avivi ka kontroll mbi Luginën e Jordanisë.

Modifikuar më Premte, 31 Janar 2020 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...