Autoritetet kineze njoftuan sot masa të reja për bllokimin e qytetit Wenzhou me 9 milionë banorë në bregun lindor të Kinës, në rastin e parë të masave të karantinës që po zgjaten jashtë provincës Hubei-t, ku filloi shpërthimi i koronavirusit.
Sipas një njoftimi të qeverisë së Wenzhou-së, masat përfshijnë mbylljen e rrugëve dhe kufizime në lëvizjen e banorëve.
Familjeve do u lejohet të dërgojnë vetëm një pjesëtar jashtë shtëpisë çdo dy ditë, për të blerë gjëra të nevojshme. Banorët janë këshilluar të mos largohen nga shtëpitë, përveç rasteve për të kërkuar ndihmë mjekësore ose arsye të ngjashme.