Rastet e personave të prekur nga koronavirusi në Itali por rritet duke shkuar sot në 288, ndërsa numri i viktimave mbetet po ai, 7, sipas “la Repubblica”.
Rajoni më i prekur me 212 raste të infektuarish dhe me 6 viktima deri tani është Lombardia, kurse viktima e shtatë është shënuar në Veneto, ku raportohen 38 raste personash të prekur.
Rajone të tjera që kanë zgjeruar hartën e të prekurve nga virusi i frikshëm janë Emilia Romagna, Piemonte, Lazio; Toscana; Tirolin e Jugut, Liguria dhe Siçili.
Deri më tani janë 109 pacientë të shtruar në spital me simptoma të këtij gripi, ata që janë në kujdes intensiv janë 29 persona dhe në izolim në shtëpi janë 137 persona.
Rasti i turistit nga Bergamo në Palermo, që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, është i pari në jug të Italisë, raportuan mediat italiane këtë të martë.
Një mjek italian i cili ishte me pushime në Tenerife të Spanjës është gjetur gjithashtu pozitiv dhe ka bërë që rreth 1 mijë persona të izolohen në një hotel luksoz të këtij ishulli, raporton “The Guardian“.
Rastet e të prekurve nga ky virus në të gjithë botën e kanë kaluar numrin 80,000, shumica dërrmuese në Kinë.
Ndërsa zëvendësministri iranian i Shëndetësisë u raportua sot gjithashtu se ka rezultuar pozitiv ndaj testit per koronavirusin.