Dy shtetas shqiptarë me banim në Itali janë dënuar burg sot nga gjykata e Monteronit, Lecce, për trafik ndërkombëtar droge.
Altin Shehaj, 40 vjeç, dhe Roxher Nebiu, 27 vjeç, të dy banes në Melissano, janë dënuar përkatësisht me 16 dhe 5 vjet burg.
Dy shqiptarët janë midis shumë të dënuarve me burg, 27, anëtarë të grupit të shkatërruar marsin e kaluar nga policia italiane dhe Guardia di Finanza.
Shehaj është personi që ka marrë dënimin më të rëndë, pas kapos së grupit, i dënuar me 18 vjet burg, ndërkohë që edhe gruaja e tij mori po aq vite burg sa shqiptari, ndërsa vajza 12 vjet.
Hetimi me emrin e koduar Battleship nisi më 2015 me objektiv bllokimin e kanaleve të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali.
Gjithçka nisi me lokalizimin e një gomoneje të ankoruar në portin e Torre San Giovanni. U zbulua që mjeti ishte përdorur për transportimin e ngarkesave të drogës të blera në Shqipëri. Me monitorimin e lëvizjeve të gomones dhe përgjimin e telefonave, u individualizuan trafikantët shqiptarë dhe italianët e përfshirë në trafik.
Kapoja i grupit mendohet të jetë Alessandro Caracciolo, vëllai i Antonellës, gruaja e bosit historik të Sacra Corona Unita.