Ky është momenti kur ministri i Shëndetësisë në Holandë u shemb në parlament për shkak të lodhjes nga mbingarkesa në punë gjatë krizës së koronavirusit.
Bruno Bruins, 56 vjeç, u rrëzua pranë foltores së kryetarit, teksa po merrte pyetje. Ministrat e tjetër e ndihmuan dhe ai u largua nga salla pasi piu pak ujë.
Ai tha se ishte ndjerë i lodhur pas javëve me ngarkesë në punë. Holanda ka regjistruar 2051 raste me koronavirus dhe 58 viktima.