Flota e vdekjes në Itali/ Shtetrrethimi do të vazhdojë edhe në prill

E Enjte, 19 Mars 2020 14:52

Këto pamje nga Italia po tronditin botën. Ato tregojnë një flotë ushtarake, e cila transporton arkivolët me viktimat e koronavirusit.
Kamionët e ushtrisë nxorrën të vdekurit nga qyteti i Bergamos, një prej më të goditurve në vend. Italianët thonë se kjo është fotoja më e trishtë që kanë parë. Varrezat në Bergamo nuk kanë më vend për të vdekurit.
Këto pamje vijnë në kohën kur qeveria ka thënë se do e shtyjë shtetrrethimin edhe përtej fillimit të muajit prill.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se 2600 të prekur në Itali janë pjesë e stafit mjekësor. Kjo do të thotë 8.3 përqind e totalit. Problemi është më i rëndë se në Kinë, ku kjo shifër ishte sa gjysma e Italisë.

 

Login to post comments