SHBA, autoritetet "izolojnë" Nju Jorkun

Premte, 20 Mars 2020 20:29

Shteti i Nju Yorkut iu bashkua Kalifornisë të premten duke urdhëruar pothuaj të gjithë banorët të qëndrojnë në shtëpi. Kjo është masa më e fortë dhe më gjithëpërfshirëse që ndërmarin autoritetet në përpjekjet e tyre për të ndalur përhapjen e koronavirusin dhe zvogëluar numrin e madh të pacientëve, shifrat e larta të të cilëve kanë gjunjëzuar kryesisht vendet e Evropës Jugore.

"Do të mbyllim "rubinetin", pasi shifrat e rasteve të reja me koronavirus po tregojnë një mbingarkesë totale të sistemit tonë spitalor", tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo. Komentet e tij vijnë në një kohë kur numri i të vdekurve në SHBA ka arritur në 200, me të paktën 38 raste vdekjesh në shtetin Nju Jorkut.

Zoti Cuomo tha se duke filluar nga dita e dielë, të gjithë ata punonjës apo biznese që kryejnë shërbime që nuk janë jetike, duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Ai tha se do të ndalohen grumbullimet e njerëzve të çdo madhësie qofshin në shtetin me më shumë se 19 milionë banorë.

Vendimi i guvernatorit të Nju Jorkut pason vendimin e marrë nga autoritetet në Kaliforni, që izoluan të 40 milionë banorët e shtetit, në një nga masat më të forta të kësaj natyre të ndërmarra në SHBA.

Login to post comments