Përse ka kaq shumë të vdekur në Itali? Ja një arsye tjetër

Saturday, 21 Mars 2020 16:04

Tanimë dihet, përqindja e vdekshmërisë nga koronavirusi në Itali është shumë e lartë dhe e frikshme.
Po përse po vdesin kaq shumë italianë?
Sipas Corriere della Sera, një studim thotë se shkak i pjesshëm për këtë mund të jetë ndërveprimi i lartë social mes gjeneratave në Itali, veçanërisht mes gjyshërve dhe nipërve dhe mbesave.
Në Itali, të moshuarit kanë shpesh kontakt me nipërit dhe mbesat, dhe në përgjithësi kanë shumë kontakte me fëmijët dhe familjet e tyre.
Ky nuk është rasti në vendet e tjera, thuhet në studimin e publikuar nga Universiteti i Oksfordit.
Këto ndërveprime të shumta mes gjeneratave mund të kenë përshpejtuar epideminë në Itali.
Shqipëria është po ashtu një vend me ndërveprim të lartë social mes gjeneratave. Kjo ka bërë që të ketë shumë thirrje për të bërë kujdes ndaj të moshuarve në këtë kohë dhe për të qëndruar sa më larg tyre.

Login to post comments